“Je i prapambetur si gjithë shqiptarët”/ Make-up artisti acaron keq Akil Panon: Injorant!

Pastori i njohur, Akil Pano, ka bërë së fundmi një denoncim në faqen e tij në “Facebook”, ku publikoi një formular që u jepej prindërve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopsht, e ku fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Advertisements

Ky formular u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në studio ishte vetë pastori, i cili tha se atë ia ka dërguar një gazetare.

Advertisements

“Më tha shiko se po shpërndahet ky formular në kopshtet e Tiranës. Nuk e nxora unë i pari, pasi e kishin nxjerrë edhe portale të tjera të mëdha.

Unë sigurisht që jam me familjen tradicionale, ruajtjen e familjes. Pashë një tension të madh popullor në komentet në postimin tim. 99 për qind që domeni i kujdesit të fëmijës dhe familjes”, tha Pano.

Ndërkohë, në një lidhje “Skype” ishte make-up artist, Dario Doka” i cili ishte kundër këtij formulari duke thënë se “është super budallëk”.

“Është nxitje, në shqiptarët jemi pak të prapambetur, e na nxisin me këtë”, tha ai.

Menjëherë pas kësaj replike ka ndërhyrë pastori, i cili tha se “ç’është kjo mani për të thënë kështu për shqiptarët”.

“Pse të djeg, meqenëse ty të djeg edhe ti je i prapambetur. Thashë për shumicën”, shtoi make-up artisti, të cilit Pano iu kundërpërgjigj: “Duke e cilësuar si injorant, nuk i jep dinjitet as vetes e askujt”.

“Unë thashë shumica janë të prapambetur, ty nuk ka pse të djegë. U keqkuptua gjëja se vetë jam shqiptar e jam krenar. E pashë se ishte një nxitje që shqiptarët të urrejnë më shumë komunitetin LGBT”, ndërhyri Doko.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkandali te Roma/ “Si mund të luhet me g*y”, klubi reagon menjëherë pas statusit të sulmuesit
Artikulli tjetër“Kam mbajtur të veshur në trup 26 kg silikon”/ Roza Lati e thotë hapur (VIDEO)