Helmimi i 600 qytetarëve/ ISHP ‘ngre alarmin’ pas analizave: Kemi epidemi hidrike, prani e bakterit enterokok pas shirave!

ISHP ka komunikuar sot rezultatet e analizave të ujit pas helmimit të rreth 600 qytetarëve në Krujë, ku është konstatuar prania e bakterit enterokok në një pikë të Ujësjellësit.

Advertisements

analizatRezultatet e analizave u bënë me dije për mediat nga nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili ndër të tjera tha se kemi të bëjmë me një epidemi hidrike, ku ka përgjegjësi Ujësjellësi i qytetit.

“Më lejoni t’ju konfirmoj në emër të Institutit të Shëndetit Publik i cili ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të shkaktuar në Krujë, situatë e cila solli një numër të lartë personash të cilët kishin çrregullime gastrointersinale. Situatë e cila do të vazhdojë të ndiqet me rigorozitet edhe në ditët e ardhshme.

Advertisements

Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qyetarët e Krujës kanë pasur. Nga ana tjetër më lejoni t’ju them se situata sot që ne flasim është shumë e qetë. Pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në qendrën shëndetësore dhe në spitalin e Krujës. Do të vazhdojmë ta ndjekim me rigorozitet“, tha nëndrejtori i ISHP.

I pyetur se kush e ka përgjegjësinë mbi ngjarjen drejtori i ISHP tha se Ujësjellësi i Krujës duhet të kishte qenë më i kujdesshëm dhe të kishte reaguar në kohë.

“Derisa them që është një epidemi hidrike përgjegjësia i bie Ujësjellësit të Krujës. Duhet të kishte qenë më i kujdesshëm për të ndaluar në kohë, që me turbullirën e parë“, shtoi Ulqinaku.

Ky i fundit sqaroi se mostrat e ISHP-së janë marrë pas klorinimit dhe dezinfektimit të depove të Ujësjellësit.

“Kjo na bën që ka pasur një kontaminim që ka bërë ndotjen e ujit të pijshëm. Pra i ndotjes sipërfaqësore që ka ardhur për shkak të shirave. Qyteti i Krujës do të jetë në një monitorim edhe nga ISHP, një monitorim pothuajse një mujor derisa të sigurohemi që cdo gjë është OK. Shira kanë rënë vazhdimisht por ka pasur një çarje diku dhe ka ndodhur si rezultat“, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shpërndani disa batanije për ngrohje”/ Deputeti i PD nuk ndal me batutat e tij: “Kisha sjellë një palë çizme për ministren, por s’mi lejoi…”
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e premte, 29 tetor 2021