Një 17-vjeçare nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit me Covid-19.
Advertisements
E reja e cila kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, është trajtuar fillimisht në Manastir dhe më pas është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup.
“Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake.
Advertisements
Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e ministrisë e së Shëndetësisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!