Lajmi fundit/ MSH publikon të dhënat: Ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në Kosovë 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Advertisements

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i humbjes së jetës.

MSH njofton se sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.

Advertisements

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do të nisë lufta për Krishtlindje në Ballkan? Mediat ngrenë alarmin!
Artikulli tjetërPo kthehej nga puna/ Kush është i riu shqiptar që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik me një kamion (FOTO)