Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryedemokratit Lulzim Basha sot në Kuvend i cili futi në një “thes” presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke i cilësuar si “trekëndëshi i Bermundës”.
Advertisements
Hoxha thotë në një postim në rrjetet sociale se “tani lufta e madhe filloi”. Hoxha thotë se Basha paralajmëroi Ramën, Metën dhe Berishën se “koha e tyre ka marrë fund”. E paqartë nëse gazetari bën ironi, kur shkruan “gjeni vrimë ku të futeni”.
“Më në fund, më duket se lufta filloi!!! Po po, gjylja e madhe plasi…. Lulzim Basha kërcënon trekendëshin e Bermudeve, Berisha-Meta-Rama dhe i paralajmeron, se koha e tyre ka marrë fund… Gjeni vrime e futuni”, shkruan mes të tjerash Artan Hoxha.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!