Ditën e sotme ka ndërruar jetë Nazmi Vata, funksionar i Partisë Demokratike. Vata ishte votuar në disa mandate si kryetar i komunës së Macukullit në Dibër.
Advertisements
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa një mesazh lamtumira ka publikuar edhe deputetja e PD, Dhurata Çupi.
Ajo shkruan se Vata ishte një politikan i ndershëm në shërbim të qytetarëve, teksa i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e madhe.
Advertisements
“Sot mësuam një lajm të hidhur. Vd ekja e Nazmi Vatês na mërziti. Profesionist i Zoti, politikan i ndershëm dhe në shërbim të qytetarëve . I Votuar ne disa mandate si Kryetar i komunës Macukull. Me humor të hollê , e keshillë të vyer për gjithkënd që kishte rastin të bisedonte me Nazmiun. Me krenarinë e nje fisi të madh e të njohur dhe me përulesinë e një zyrtari model. La pas një familje të mrekullueshme, njê miqêsi të madhe dhe një respekt të admirueshëm. Ngushëllimet mê të ndjera tê dashur , Olti, Xhevrie,Denada Denisa dhe gjithë të dashurve të Nazmiut. Lamtumire Nazmi !!” shkruan Çupi në postimin e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!