Futbollisti australian, Josh Cavallo, pranoi publikisht homoseksualitetin e tij, këtë të mërkurë, në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale, e cila është duartrokitur dhe mbështetur nga bashkëlojtarët e tij dhe ish-sportistë të shumtë.
Advertisements
“Ka qenë një udhëtim i vështirë për të arritur në këtë pikë të jetës sime, por nuk mund të isha më shumë i lumtur me vendimin tim për të dalë hapur. Kam më shumë se gjashtë vjet që po luftoj me seksualitetin tim dhe jam i lumtur që po e deklaroj publikisht”, tha mesfushori i Adelaide United në një video të shpërndarë në llogarinë e klubit.
I riu, i cili e përkufizoi veten si një person “shumë i rezervuar”, tha se e ndiente gjithmonë nevojën për t’u fshehur, sepse i vinte turp për homoseksualitetin e tij.
Advertisements
Ai është futbollisti i parë aktiv i nivelit të lartë që ka deklaruar publikisht homoseksualitetin e tij. 21-vjeçari tregoi se si të qenit një futbollist homoseksual “i fshehur” e detyroi të ndrydhte ndjenjat e tij për t’iu përshtatur klasës së futbollistëve profesionistë.
“Unë kam jetuar me supozimin se kjo ishte një temë për të cilën nuk mund të flisja kurrë”, tha ai. Në këtë kuptim, ai theksoi se dëshiron që lojtarët e tjerë, që jetojnë seksualitetin e tyre në mënyrë të fshehtë, të mos heshtin.
Ish-futbollisti australian, Craig Foster, një aktivist i shquar për të drejtat e njeriut, duartrokiti mesazhin e Cavallo në rrjetet sociale.
“Askush nuk duhet ta fshehë se kush është, topit nuk i intereson ngjyra, raca, feja, gjinia apo seksualiteti”, tha Foster, i cili ka luajtur 29 ndeshje me përfaqësuesen e Australisë.
Cavallo ka marrë mbështetjen e shokëve të tij të klubit, përfshirë ish-lojtarin e Espanyol, Javi López.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!