Miss Serbia heq dorë nga konkursi i bukurisë pas fotos me simbolin shqiptar
Advertisements
Miss Serbia, Valentina Petroviç është tërhequr nga konkursi i bukurisë “Miss Interkontinental”.
Kjo erdhi pas kritikave të shumta që mori në mediat serbe për foton ku ajo pozon duke bërë simbolin e shqiponjës së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën.
Advertisements
Fotoja e publikuar në rrjetet sociale nga Frontina Gashi, përfaqësuesja e Shqipërisë në konkurs, shkaktoi zhurmë të madhe mediatike në Serbi.
Petrovic shkroi në Instagram se ajo “nuk kishte qëllime të këqija” dhe se bërja e fotografisë ishte “pamaturi e momentit dhe spontanitet budalla”.
“Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt. Më vjen shumë, shumë keq, ndaj përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj”, thuhet në reagimin e Missit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!