Ada dhe Edi nuk do të jenë më pjesë e “Për’puthen” dhe shkak u bë një takim që ata kanë zhvilluar në fshehtësi jashtë studios.
Advertisements
Kjo është hera e dytë që konkurrentët fotografohen bashkë, pa njoftuar produksionin. Siç duket nga foto, Ada mban një kapuç për mos t’u njohur por nuk mundi “t’i shpëtojë” syrit të fansave.
Moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi janë ftuar që të thonë versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por nuk kanë pranuar të vijnë. Vendimi i produksionit ishte përjashtimi i të dyve, duke thënë se takime të tilla që cenojnë besueshmërinë e “Për’puthen” nuk do të lejohen.
Advertisements
Ada dhe Edi kishin shprehur pëlqim për njëri-tjetrin dhe pavarësisht sherreve dhe debateve të forta, ata këmbëngulën që të vazhdonin njohjen dhe takimin e javës, Ada e kishte pikërisht me të.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!