Skandali/ Formulari që po shpërndahet në kopshtet e fëmijëve, NËNA dhe BABAI futen në kllapa! Zëvendësohen me…

Një formular skandaloz po shpërndahet në koppshtet e fëmijëve në Tiranë, ku nëna dhe babai në formular janë futur në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët prindi 1 dhe prindi 2.

Advertisements

Foto po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta. Pastori Akil Pano i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor që të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, pasi sipas tij, është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Ai shprehet se Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri”.

Advertisements

Postimi i plotë:

Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.

I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHagë: Dëshmon Berisha, Gjykata merr vendimin për Gucatin dhe Haradinajn!
Artikulli tjetërNga blerja e apartamentit 75 mijë euro te BMW-ja 1 milion lekë/ Prokurorja e Tiranës probleme me pasurinë e bashkëjetuesit