HAGË- Ka vazhduar ditën e sotme dëgjimi i dëshmitarit të dytë, ish-gazetarit të gazetës “Infokus”, Halil Berisha, në seancën ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Advertisements
Dëshmia e Berishës ka nisur ditën e martë ku u shpreh se nuk ka qënë dëshira e tij për të dëshmuar, por është ndjerë i obliguar. Ai ka theksuar se nuk ishte aspak i lumtur që gjendej aty. Gazetari është përgjigjur mbi pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që mbanin Gucati e Haradinaj. Ai pranoi se kishte kërkuar një pjesë të atyre dokumenteve. Madje ka theksuar se ka qënë vetë Haradinaj ai që i ka thënë të mos hezitojë ti ndajë dokumentet edhe me kolegët e tjerë gazetarë në mënyrë që kushdo të kishte akses.
Gjatë dëshmisë së tij ditën e sotme, ai kujtoi një episod gjatë Luftës së Kosovën kur ka qenë vetëm 6 vjeç dhe tregoi se si forcat serbe e kishin larguar me forcë atë dhe familjen e tij nga shtëpia. Ai kujtoi se si kishin kaluar mbi trupa të vdekur dhe si ishin detyruar që të kërkonin strehim në Shqipëri, pa bukë e pa ujë. Berisha në Gjykatën Speciale u mor në pyetje për pjesëmarrjen në konferencat e organizuara nga OVL e UÇK-së, ku u publikuan dokumente të Gjykatës Speciale. Gazetari kosovar u pyet edhe për shkrimet që kishte bërë lidhur me ato dokumente dhe për atë nëse ka pasur persona me të cilët ka ndarë ato. Ky dëshmitar, dëshminë e tij e filloi pas përfundimit të dëshmisë së Koordinatores së hetimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Zenka Pumper, e cila ishte dëshmitarja e parë në këtë rast dhe e përfundoi ditën e sotme.
Advertisements
Gjykatësi Charles L Smith II, ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për të dy deri në marrjen e vendimit, pas pranimit të informatave që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës (PK) me afat deri në 26 nëntor. Këto informata, janë kërkuar lidhur me autoritetin dhe aftësinë e policisë për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, për të monitororuar dhe kufizuar komunikimet e individëve të tillë, për të administruar arrestin shtëpiak dhe për të siguruar masat e mësipërme gjatë shtrimit në spital.
Ish-krerët e UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!