Një helmim masiv përfshiu qytetin e Krujës ku fillimisht dhjetra qytetarë u paraqitën me simptoma të rënda helmimi në spitalin e qytetit.
Advertisements
Ky helmim mori përmasa të mëdha ku të paktën 500 persona janë shtruar në spital për të marrë ndihmën mjekësore për simptoma të rënda helmimi.
Që ditën e parë u aludua edhe nga vetë stafi mjekësor se helmimi mund të ketë ndodhur nga uji i pijshëm.
Advertisements
Ditën e sotme Shëndeti Publik me anë të një reagimi zyrtar deklaroi dhe pranoi se helmimi i 500 qytetarëve në Krujë ka ndodhur nga uji i pijshëm.
Mësohet se helmimi i qytetarëve ka ndodhur për shkak se në ujin e pijshëm ka qënë prezente dy bakterët e rrezikshme, Esheria Koli dhe Streptokoku.
Por, cilët dhe çfarë janë dy bakteret e rrezikshme?
Esheria Koli janë baktere që gjenden në ushqim dhe në mjedis. Koli shkakton dhimbje të rënda dhe diarre. Këto baktere janë shkaku kryesor i diarresë të përgjakshme. Simptomat janë më të këqija tek fëmijët dhe të moshuarit, dhe sidomos tek njerëzit që kanë ndonjë sëmundje tjetër.
Streptokoku është një infeksion bakterial që shkakton inflamacion dhe dhimbje në fyt. Kjo gjendje e zakonshme shkaktohet nga bakteret e grupit A Streptocoçus.
Streptokoku mund të prekë fëmijët dhe të rriturit e të gjitha moshave. Sidoqoftë, është veçanërisht e zakonshme tek fëmijët në moshën 5 – 15 vjeç.
Teshtima dhe kollitja mund të përhapin infeksionin nga një person në tjetrin. Simptomat e fytit të prekur nga streptokoku: Ashpërsia e fytit strep mund të ndryshojë nga personi në person
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!