Një avion i linjës “EgyptAir” i cili ishte nisur për në Moskë është detyruar të kthehej në Kajro të mërkurën pasdite pasi një mesazh kërcënues u gjet brenda tij.
Advertisements
Në një deklaratë të shpërndarë nga linja ajrore kryesore e Egjyptit avioni u kthye i sigurt në aeroportin ndërkombëtar të Kajros 22 minuta pasi ishte ngritur në qiell të hapur drejt Moskës.
Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar, kompania tha në një deklaratë se “mesazhi u gjet në një ulëse Airbus A220-300”, pa specifikuar përmbajtjen e tij.
Advertisements
“EgyptAir” tha se nuk e di se kush e ka shkruar mesazhin dhe se po merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!