“Si vëllai për vëllain”/ Helmimi i qytetarëve në Krujë, Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj është shprehur i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë, pas helmimit të qytetarëve të Krujës nga uji. Me anë të një postimi i në Facebook, ai shkruan se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare në lidhje me situatën e gjendjes.

Advertisements

Helmimi në Krujë, Duma publikon videon e Ramës: Kush luan me ujin, luan me jetën

“Si vëllai për vëllain. Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, dhe në vecanti me homologun tim, z. Niko Peleshi, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë për të shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë.

Advertisements

Kam kërkuar që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e e mundshme”, shkuan Mehaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCilët janë çiftet perfekte në “Big Brother VIP”, sipas shenjave tyre të horoskopit
Artikulli tjetërTerror në rrugët e kryeqytetit/ I riu godet me thikë kalimtarët , plagos 4 persona