Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit. Nga 2.072 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 20 qytetarë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Advertisements
Janë shëruar 31 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.256 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH:
Advertisements
26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.
-Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
-Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.
-Në total numri i rasteve aktive është 427.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!