Deputetët diskutojnë për krizën energjitike, në Kuvend ikin dritat, ndërpritet mbledhja(Foto)

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë duke marrë pjesë sot në disa Komisione Parlamentare për marrëveshje dhe projektligje të ndryshme. Një ndër to është dhe marrëveshja mes OSHEE-BERZH për krizën energjitike.

Advertisements

Por në një kohë që deputetët socialistë e demokratë diskutonin me njëri-tjetrin për krizën dhe reagimin e institucioneve shqiptare, në Kuvend është ndërprerë energjia elektrike.

Të gjitha Komisionet kanë vijuar punën për disa momente pa drita, e disa të tjerë janë ndërprerë. Edhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka ndërprerë punimet për disa minuta. Energia është rikthyer dhe punimet në Komisione vijojnë normalisht.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendje alarmante gjatë natës në spitalin e Krujës, fluks pacientësh të helmuar, flet drejtoresha(DYSHIMET)
Artikulli tjetërCOVID-19 i merr jetën vogëlushit 5-vjeçar nga Saranda, ja nga çfarë sëmundje vuante (FOTO)