Pas debatit, Fifi i kërkon falje Semit: Jam e shqetësuar për ty

Mbrëmjen e djeshme Fifi dhe Semi debatuan ashpër me njëra-tjetrën. Shkak u bë një shkop druri që Fifi mbante në dorë.

Advertisements

“Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale”, i tha Semi, ndërkohë Fifi ia ktheu “Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë apo bezdi”.

Pas situatës së agravuar, Semi nisi të qante e shqetësuar dhe që nga ai moment nuk ka qenë mirë. Nisur nga kjo, Fifi i ka kërkuar falje, ndonëse nuk ka marrë një përgjigje nga Semi.

Advertisements

“Unë nuk jam mirë që nga pardje, mora vesh që edhe ti kishte pasur probleme. Meqë u prek shëndeti në këtë mes, unë e ndjej detyrimin të të kërkoj falje. Jam shumë e shqetësuar për ty’’, i ka thënë këngëtarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë zarf i bardhë në shtëpi, ja çfarë duhet të bëjnë banorët
Artikulli tjetërToka nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet shkund Greqinë