Këngëtarja Zaimina Vasjari është në pritje të ëmbël! Artistja pret të bëhet nënë për herë të dytë, tre vjet pasi solli në jetë vajzën e saj, Khloe.
Advertisements
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zaimina, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në imazhin bardh e zi, ajo shfaqet e veshur me një palë pantallona dhe me një këmishë, të cilën e ka hapr në pjesën e barkut për të treguar se sa shumë i është rritur. Megjithatë, Vasjari nuk e zbuloi gjininë dhe as se sa muajshe shtatzënë është.
Advertisements
“E bekuar me një engjëll tjetër”,- ka shkruar ajo.
Më herët këngëtarja kishte shprehr dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë.
“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020-n të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, tha Zaimina në atë kohë. E mesa duket dëshira po i realizohet tani në 2021-shin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!