Ekipet e shpëtimit rifilluan kërkimet e tyre të hënën për një çift që rezulton i zhdukur prej motit ekstrem që goditi Italinë jugore gjatë fundjavës duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Advertisements
Trupi i një 67-vjeçari gjetur nga përmbytjet pranë qytetit sicilian Scordia nga ekipet e shpëtimit ndërsa gruaja e tij 54-vjeçare rezulton e zhdukur.
Çifti thuhet se kishte tentuar të largohej nga zona me makinën e tyre përpara se të përfshihej nga ujërat në rritje.
Advertisements
Siçilia, Kalabria, Basilikata dhe Pulia mbeten në gatishmëri në lidhje me motin ekstrem, që prishën argjinaturat në provincat e Trapanit dhe Katanias.
Kryebashkiaku i Katanias, Salvo Pogliese ka mbyllur shkollat e qytetit, parqet dhe varrezat.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe madje edhe më intensive.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!