E rëndë në vend/ 30 persona përfundojnë në spital me shenja helmimi

E rëndë në Krujë. 30 qytetarë kanë përfunduar në spitalin e Krujës me shenja helmimi. Mësohet se qytetarët janë paraqitur në Urgjencë me thuajse të njëjtat simptoma. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre.

Advertisements

Në lidhje me rastin në fjalë, drejtoresha e spitalit Yllka Shetaj është shprehur se nuk dihet nëse nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi. Në një prononcim për Report TV, Shetaj deklaroi se ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit

“Ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit. Kanë marrë mjekim në urgjencë dhe janë larguar. Nuk dimë nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi, kemi kërkuar të bëhen analiza nga NJVKSH. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me helmim masiv,”- u shpreh ajo.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak”Më kanë braktisur 4 gra”/ Ard Daullxhiu apel Edi Ramës: “Nuk kam ku bej dashuri me gruan se na sheh goca”
Artikulli tjetërRëndohet bilanci/ Mbi 100 qytetarë raportohen të helmuar, mes tyre fëmijë dhe të moshuar