“Truri” i grabitjes së Rinasit/ Gjykata merr vendimin për Aleks Pepën, grabiti 990 mijë euro në aeroportin e Rinasit

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë. Ai u dënua për grabitjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Advertisements

Për këtë ngjarje Pepa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “INTERPOL”-i. Elbasanlliu, cilësohet nga prokurorët e Krimeve të Rënda si “truri” i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë.

Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.

Advertisements

Ndërkohë informacionet flasin se Aleks Pepa pas kryerjes së grabitjes është larguar nga Shqipëria në drejtim të Rumanisë dhe më tej nuk dihet destinacioni i tij.

Grabitja

Dy personat që çanë rrethimin e aeroportit më 30 qershor 2016 dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe, ishin të armatosur.

Ata kanë pasur dhe një bashkëpunëtor të tretë, i cili i priste jashtë pistës së aeroportit, me një makinë të vjedhur. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për largimin e të tyre dhe humbjes së gjurmëve. Gjatë hetimeve, prokurorët kanë zbuluar se tre autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura. Njërën nga makinat e vjedhura e kanë marrë në Pogradec, dy në Elbasan dhe një furgon në Durrës.

Besohet se Pepa se bashku me një person tjetër kanë këputur me darë çelësat e derës, së rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe më pas janë futur me një automjet tip “Benz” ngjyrë të kuqe, duke u afruar në makinat e blindura të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit.

Por informacion për këtë lëvizje kanë pasur dhe tre autorët të cilët kanë hyrë me shpejtësi në Rinas dhe menjëherë kanë sulmuar me armë rojet e sigurisë së furgonit të blinduar ku ndodheshin eurot. Shoferi nga frika ka hyrë poshtë furgonit ndërkohë që dy personat të veshur me të zeza, kanë arritur të hapin furgonin dhe të marrin prej andej shumën prej 990 mijë euro.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje tronditëse dalin nga grabitja në Nikël/ Biznesmenit i morën peng vëllain dhe mbi 450 mijë euro nga…
Artikulli tjetërE pabesueshme! The Simpsons parashikuan edhe satelitin “Albania” (VIDEO)