Italia ka vendosur t`i shtyjë deri në 15 dhjetor masat e marra në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria që përfshijnë detyrimin për të paraqitur certifikatën e imunizimit anti-Covid me një vaksinë të miratuar nga Agjensia Europiane e Ilaceve, EMA; Vaksinat që njihen nga shteti italian janë: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca dhe Jonhson & Johnson.
Advertisements
Masat përfshijnë dhe një dëshmi të testit molekular PCR, të kryer 72 orë para nisjes. Vendimi ishte marrë pasi Shqipëria, ashtu si dhe Maqedonia e Veriut, klasifikoheshin në listën D për rrezikun e virusit.
Gjermania një ditë më parë e hoqi Kosovën nga lista e vendeve të rrezikuara; shtetasit e saj që udhëtojnë drejt këtij vendi nuk do të kenë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion që nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.
Advertisements
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të mbeten në këtë listë për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete(nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të hyjnë edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani. Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezutlati i testit është negativ.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!