Kjo është padyshim java e golave shqiptarë, të atyre që pritet për shumë vite të jenë protagonuistë në radhët e kuqezinjve. Pas Kolajt, Brojës dhe Vrionit, sot ka ardhur edhe goli i Ernest Muçit në kampionatin polak.
Advertisements
Sulmuesi i talentuar ishte titullar në sfidën e Legia Varshavës ndaj Piast Gilvice dhe tregoi vlerat e tij në minutën e 20 të ndeshjes me një gol që ktheu në lojë ekipin e tij.
Në rezultatin 2-0 për skuadrën e Piast, Muçi mori një top në të majtën dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar sferën në rrjetë.
Advertisements
Ky ishte goli i 3-të në këtë kampionat për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht me Legian në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!