Biznesmeni nga Kruja i cili u torturua dhe u grabit, dëshmitar në procesin “Shullazi”! Ja çfarë kishte deklaruar në gjyq

Biznesmeni i mobilerisë Nazmi Çangu që u torturua dhe u grabit mbrëmjen e kaluar nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2016 ai është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Në procesin gjyqësor ndaj tij, Nazmi Çangu pohoi para gjykatës së Krimeve të Rënda se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh.

Advertisements

Burime nga policia e Krujës thanë për gazetaren Dorjana Bezat se borxhi i dhënë ndaj Ylvi Beqias nga biznesmeni i mobilerisë nuk ishte i vetmi pasi Çangu jepte para me fajde. Nisur nga kjo e dhënë policia po kryen të gjitha verifikimet për të përftuar ndonjë të dhënë.

Policia i ka sekuestruar biznesmenit aparatin celular për të parë komunikimet e fundit si edhe ka administruar dëshminë e tij në lidhje me karakteristikat fizike të autorëve apo dyshime të tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPuthje e skenuar mes Borës dhe Donaldit? Iva Tiço ‘shtang’ me deklaratën e fortë
Artikulli tjetër“Kalçeto dhe pishinë”/ Pamje brenda vilës së Nazmi Çangut! Vajza e biznesmenit rrëfen orët e tmerrit gjatë grabitjes: Babain e pashë me gjak, mendova se kishte vdekur