Në Fun Club u diskutua edhe puthja e shumë komentuar e Borës dhe Doanldit, çiftit që ishin ndarë prej gjashtë muajsh, por i dhanë një shans sqarimi njeri-tjetrit në Big Brother.
Advertisements
Desada tha se fill pas puthjes kishte bërë një postim për ata të dy, por instagrami i saj ishte mbingarkuar me mesazhe që nuk duhet ta besonte të gjithë atë që po ndodhte, sepse ishte sa për show.
Advertisements
Por Desada vete e bindur tha se shumë mund të dyshojnë se është show, por ajo që shohin sytë nuk të zhgënjen asnjëherë. Të njëjtën gjë e ka mbështetur edhe gazetarja Iva Tiço, e cila tha: “Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndie”.
Ndërsa Suada komentoi edhe raportin e Borës me shoqen e saj të ngushtë Semin, ku vlerësoi gjestin e Borës si një shoqe e ngushtë.
“Do e cojë qëllimin e tij deri në fund dhe besoj që është i karikuar për mirë. Futja e Borës i ka dhënë një shtysë që të luftojë, madje edhe Semit. Është shumë e vështirë sot që të kesh një shoqe shumë të mirë dhe mendoj që Bora e tregoi se është një bashkëshorte dhe shoqe shumë e mirë”, tha Suada.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!