Shqiptari dorëzohet në Polici: ‘Më mirë në burg, se në shtëpi me gruan’

Të gjithë duan të dalin nga burgu, por një shqiptar mendon se është më mirë të jetë në qeli se në shtëpi me gruan e tij.

Advertisements

Gjykata e kishte lënë ‘arrest shtëpie’, një shqiptar 30-vjeçar, por ai kishte vendosur që të shkojë në kazermën e karabinierëve dhe u kërkuar që ta fusin në qeli.

‘Jeta me grua është e pamundur’, u ka thënë ai karabinierëve, duke kërkuar që të futet në qeli. 30-vjeçari i njohur për policinë, pasi kishte kryer disa krime të vogla, u ka kërkuar karabinierëve të Guidonia Montecelio në rajonin e Lacios që të shkonte në burg.

Advertisements

Ai u ka thënë karabinierëve që bashkëjetesa me gruan e tij ishte e pamundur tani dhe më mirë të vuante dënimin në burg se sa në shtëpi.

Në këto kushte, karabinierët e kanë arrestuar 30-vjeçarin shqiptar me akuzën e ‘arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit’ dhe kanë njoftuar policinë e burgjeve, të cilët e kanë dërguar në qeli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPa tmerr me sy/ Flet vajza e biznesmenit që u grabit në Nikël: Më dolën para me pistoletë, iu thashë mos më prekni… Babi bërtiste (pamje nga shpia e bërë lëmsh)
Artikulli tjetërLedri Vula pjesë e “Big Brother VIP”? Ja cili është reagimi i partneres së reperit (FOTO)