Lajmi fundit/ Grabitet biznesmeni, i presin gishtin me gërshëre dhe i marrin 100 mijë euro (EMRI+FOTO)

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur nga 10 persona gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të ar matosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Advertisements

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje të tjera dalin nga ekzekutimi i biznesmenit në Fier, makina me targa Kosove! Dyshohet dhe për…
Artikulli tjetër“Derën e kanë hapur me trapan”/ Detaje nga grabitja e biznesmenit në Krujë, flet vëllai: Nazmiu u përlesh me autorët, provuan të… (VIDEO)