Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e gazetarja Jonida Shehu në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.
Advertisements
Gazetarja pak muaj më parë humbi nënën nga Covid, teksa në video thotë se nëse do të ishte vaksinuar ajo mund të mos vdiste.
Ajo thotë se “nesër”është vonë për vaksinën, por të gjithë duhet të vaksinohen sot.
Advertisements
“Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.
Mbas nënës time kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim.
Nuk është nesër koha e duhur. Është sot, mundësisht dje, nëse mundesh. Mbase mbase gjërat do të shkonin ndryshe po ta kisha menduar kështu para pak muajsh” dëgjohet të thotë Shehu në video.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!