“Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vr asim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vr asim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vr asim. U q… r…”, janë këto fyerjet dhe sharjet që familjarët e biznesmenit Demir Backa në Fier kanë lëshuar në drejtim të Policisë, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier.
Advertisements
Siç shihet dhe dëgjohet në videon e mëposhtme, familjarët e biznesmenit të vrarë kanë qenë mjaft të irrituar me punonjësit e policisë, dhe i kanë kërcënuar me vrasje në rast se blutë do të shkelin në derën e shtëpisë së tyre.
Advertisements
Faxweb.al siguroi më herët foton e biznesmenit që mbeti i vr arë mbrëmjen e djeshme ne qendër të Fierit, në dalje të një qendre tregtare.
Viktimë e një breshërie kallashnikovi mbeti 57 vjeçari Demir (Dem ose Agim) Backa, i njohur ndryshe dhe me shkurtimin Dem Bscka. Persona të paidentifikuar zbrazën armën ndaj tij, ndërsa vd ekja e Baçkës u konfirmua disa minuta pas ngjarjes nga bluzat e bardha të Spitalit Rajonal të Fierit.
Fax News mëson se fisi Backa, me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër tre familjet më të pasura. Një vit më parë ka ndodhur një sherr me pasoja mes anëtarëve të këtij fisi dhe disa personave nga Tirana, për shkak se njëri nga këta të fundit kishte ngacmuar një mbesë të Backajve.
Familjarë shumë të afërt të 57 vjeçarit janë njohur si anëtar të bandave të 1997 në Fier ku ka pasur edhe viktima në radhët e tyre, përfshirë vëllain e Demirit. Demir Baçka njihej në Fier gjerësisht për shkak të historive nga e kaluara por edhe bizneseve të tij të cilat shtriheshin deri në zonat bregdetare në jug të vendit.
Demir Baçka është vëllai i një prej 24 vi ktimave të masakrës së njohur të Levanit ndodhur në vitin 1997. Medi Aziz Backa njohur nga rrethi i tij si Buç Backa humbi jetën në përballje të armatosur për disa orë me radhë me bandën e romëve.
Demiri rezulton të paktën ligjërisht në QKB si pronar i një lokali në qendër të Fierit me emrin “PIAZZA” në rrugën “Jakov Xoxa” të lagjes “Apollinia” pranë të cilit edhe u vra 57 vjeçari.
Menjëherë pas vrasjes që ndodhi në qendër të Fierit, një mjet që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet i djegur në fshatin Daullas, duke vështirësuar më tej punën për kapjen e autorëve. Vr asja duket se ka qenë e mirëmenduar, pasi edhe pse u krye në një zonë mjaft të populluar, fatmirësisht rezultoi pa pasoja për kalimtarët e rastit.
Backa u vr a brenda në mjetin e tij, ndërsa kanë qenë disa plumba në trup ata që i kanë marrë jetën
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!