Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz një biznesmen i njohur në Fier, Demir Backa 57-vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 pranë ish QTU-së në këtë qytet.
Advertisements
Persona të paidentifikuar e qëlluan Demir Backën me kallashnikov duke i shkaktuar pl agë të renda. Për pasojë ai ndërroi jetë në spital. 57-vjeçari është një emër i njohur në Fier, pasi është pronar i lokalit “Piazza” në qendër të qytetit.
Por si u ekzekutua?
Advertisements
Në momentin e atentatit vi ktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash. Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.
Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi atentati për të bërë të mundur identifikimin e autorëve
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Demir Backa, 57 vjeç. I ekzekutuari, ndodhej në makinën e tij “Audi”, kur një makinë tjetër i është afruar dhe përsona ende të paidentifikuar qëlluan drejt tij.
15 plumba në drejtim të tij, ku këto të fundit i shkaktuan vdekjen 57 vjeçarit disa orë mbas ngjarjes. Burimet bëjën me dije se fisi Baska është me origjinë nga Kosova, por prej vitesh ishin shpërngulur në Fier, si dhe cilësohen si një nga tre fiset më të pasur në qyetet. Një vit më parë fisi Backa është konflikuar me një grup nga Tirana. Shkak i konfliktit ka qenë një nga biznesmenët në Tiranë, pasi kishte ngacmuar mbesën e 57 vjeçarit.
Ndërkohë që rikujtojmë se Demiri është vëllai i Bandës së Pusit të Mezinit, Medi Backës, i cili njihej ndryshe edhe si “Buç Backa”, i cili ngeli i vrarë në masakrën e Levanit, ku u përfshinë edhe 23 të persona të tjerë.
Kjo bandë kishte si rival kryesor Bandën e Çolës e cila drejtohet nga Zani Çaushi. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që detajet rreth ngjarjes shtohen. Një makinë është gjetur e djegur në Fshatin Daullas, e cila dyshohet se u përket autorëve. Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!