“Nuk e njohim pavarësinë tuaj”/ Vjen reagimi i ambasadës ruse pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve në Kosovë: Vendimet e Prishtinës nuk kanë fuqi ligjore

Ambasada ruse në Serbi ka reaguar në lidhje me shpalljen “non grata” të dy diplomatëve rusë nga ana e Republikës së Kosovës.

Advertisements

Në reagim theksohet se Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë vendimi i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

Advertisements

Kujtojmë se pasiten e sotme, presidentja Vjosa Osmani njoftoi shpalljen “non grata” të dy diplomatët, të cilët kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBora Zemani ”shuan” zërat, ja çfarë thotë për Donaldin dhe Semin
Artikulli tjetërI akuzuan për romancë, reagon Donaldi i revoltuar