Në një intervistë me “The Times”, përpara publikimit të autobiografisë së tij, ish-francezi ndërkombëtar zbuloi një fakt tro nditës. Patrice Evra tha se ishte abu zuar sek*ualisht kur ishte 13 vjeç nga mësuesi i tij. Një brengë e madhe, që e ka mbajtur për vete deri sot, në moshën 40 vjeç.
Advertisements
Kjo ka përfshirë debatin me nënën dhe familjen e tij, përpara publikimit të “I Love This Game, për të cilën thotë se e la “të shkatërruar”: “Ishte një moment i vështirë për mua. Më duhet t’u tregoj akoma disa vëllezërve dhe motrave të mia dhe miqve të ngushtë.
Advertisements
Nuk dua që njerëzit të kenë keqardhje. Është një situatë e vështirë. Një nënë nuk pret ta dëgjojë këtë nga fëmija i vet. Ishte një tronditje e madhe për të, shumë zemërim. Ajo tha se i vinte keq, më kërkoi të mos e publikoja këtë fakt në librin tim, sepse jeta është Patrice private. Unë iu përgjigja: Mama, nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me fëmijët e tjerë. Pastaj tha dakord, më kuptoi.
Patrice Evra
E di se libri do të ndikojë që njerëzit të ndryshojnë pikëpamjen e tyre për mua, por jam më se i lumtur të flas hapur me ta. Unë jam versioni më i mirë i vetes. Miqtë e mi do të thonë: oh, bota do të reagojë, mendoni për presionin! Megjithatë, presioni më i madh ishte kur ia tregova mamasë sime. Edhe ta mendosh tani, është e vështirë”.
Evra tha gjithashtu për gazetën britanike se nuk ka menduar ende seriozisht për ndjekjen penale, edhe pse nëna e tij i sugjeroi ta padiste autorin dhe ai mori telefonata nga policia gjatë kohës që ishte te Monaco.
Kujtojmë se Evra ka lindur në Dakar të Senegalit, por u rrit në Les Ulis të Francës, ku filloi karrierën e tij me të rinjtë, përpara se të futej në futbollin e rangut të lartë në Itali me Marsala dhe më pas Monza.
Ai u bashkua me Nice më 2000 dhe më pas Monaco, dy vite më vonë, ku luajti katër sezone, para se të nënshkruante me Sir Alex Ferguson më 2006 dhe të fitonte pesë tituj të Premier League, tri Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampionëve më 2008. Evra më pas luajti për Juventusin dhe Marseille, përpara se ta përfundonte karrierën te West Ham më 2018.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!