Telenovela Icardi-China Suarez sa vjen e bëhet më interesante, pasi sulmuesi i Paris Saint Germain ia ka dalë të rikuperojë marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, Wanda Nara, por tani po përballet me sulmet e aktores së njohur argjentinase.
Advertisements
Kjo e fundit reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e etiketoi Mauron si një gënjeshtar, që i kishte thënë se do të ndahej nga Wanda dhe gjithashtu shprehu keqardhjen që sulmet po i pret vetëm ajo.
Advertisements
Ndërkohë sot revista italiane Oggi ka rindërtuar edhe pjesë të bisedës në Telegram mes sulmuesit argjentinas dhe aktores së njohur, të cilët kanë shkëmbyer foto “të nxehta” dhe mesazhe të ndryshme mes tyre.
“Sipas burimeve nga Argjentina, është China ajo që bën hapin e parë në drejtim të Mauros dhe e bën këtë menjëherë sapo përfundon një video-telefonatë me Wanda Narën, të cilën e kishte mikeshë të ngushtë. ‘Mauro të kam parë dje, shumë bukur’, i ka shkruar ajo. Më pas në çdo foto që sulmuesi argjentinas hidhte me Wandën, ajo i shkruante, nëse ishte i sigurt që ishte vërtetë kaq i dashuruar.
Më pas China nuk ka ngurruar t’i kërkojë Icardit takim ‘në një cep të botës, ku askush nuk të njeh’”, zbulohet ndër të tjera nga revista Oggi./SuperSport/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!