‘Gjendet zgjidhja’/ Qeveria do t’i japë 100 euro çdo qytetari për përballimin e krizës së energjisë

Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë 100 € për çdo qytetar i cili ka të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë elektrike.

Advertisements

Nga kjo pritet të përfitojnë rreth 38 mln francezë, përfshirë edhe ata që nuk kanë makinë apo motor. Pagesat e para do të akordohen për punonjësit e bizneseve deri në fund të muajit Dhjetor. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pagesën në fillim të vitit 2022.

Europa tashmë po përballet me pakënaqësi dhe zemërim pasi çmimet botërore të energjisë u rritën, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po shërohen nga paraliza e gjatë pandemisë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Covid ‘pushton’ Shqipërinë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetërNdryshojnë masat kufizuese dhe orari i mbylljes së lokaleve, ja çfarë pritet të miratohet në vijim