Stuhitë “pushtojnë” Evropën/ Të paktën 4 persona humbin jetën, shënohen dhe dëme të shumta materiale

Kushtet e rënduara atmosferikë dhe stuhitë në Poloni kanë shënuar deri më tani 4 vi ktima, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Advertisements

Sipas mediave polake, të katër vi ktimat u shënuan në rajonin e Silesisë së Poshtme. Një person humbi jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga ndërsa një punëtor ndërroi jetë si pasojë e shembjes së një muri.

Në qytetin perëndimor polak të Wroclaë, dy persona gjetën vde kjen e menjëhershme pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e tyre.

Advertisements

Transporti hekurudhor u ndërpre në Francë, Gjermani dhe Holandë dhe çatitë e shumë ndërtesave u dëmtuan nga stuhia e fortë.

Në Holandë janë pla gosur të paktën katër persona ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Stuhia ka goditur edhe Anglinë jugore me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ku nuk përjashtohet rreziku për përmbytje.

Shpejtësia e erës në Francën Veriore arriti 175 kilometra në orë duke lënë rreth 250,000 shtëpi franceze pa energji elektrike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ U hodh nga kati i tretë i pallatit, humb jetën një person
Artikulli tjetërToka nuk gjen qetësi/ Tjetër lëkundje e fortë tërmeti, ja ku e kishte epiqendrën