Atdhe Xharavina dhe Andi Artani prej kohësh i kanë dhënë fund miqësisë, por vazhdojnë të komentohen në showbiz. I ftuar te “Shqipëria Live”, Andi së fundmi tha se Atdheu është kokëfortë, e ka kuptuar gabimin e tij dhe se po pret falje prej tij.
Advertisements
Pas këtyre deklaratave Atdheu bëri një postim në Instastory ku i drejtohej Andit duke i thënë mos të presë kot falje prej tij.
I ftuar në “Breaking” në Top News, Atdheu reagoi prerë pas pyetjes së gazetares për armiqësinë e tij me Andin.
Advertisements
“Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetëdijshëm për gabimet që bëj. Sidomos me njerëzit që i dua nuk jam kokëfortë. Kur ka dalë me këtë deklaratë mos ka qenë tap, po ai as alkool s’pi. Nuk është gjë e mirë që i hodhi benzinë zjarrit se po kërkon të më nxjerrë keq para publikut, sikur jam unë fajtor. Do i zbardhet mjekra e s’ka për ta marrë atë kërkim falje nga unë”, tha Atdheu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!