Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.
Advertisements
Në komunikatën e lëshuar për media i dyshuari identifikohet si shtetas i Kosovës, me inicialet I.G.
“Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë”, thuhet në komunikatë.
Advertisements
Në cilësinë e provave, policia tha se ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.
Po ashtu u bë e ditur se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje deri në 48 orë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!