Një 29-vjeçar është përballur me një situatë të pazakontë në Tiranë. Sipas asaj që raporton “Euronews Albania”, Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti dhe në një moment ishte ulur në shkallët e Ministrisë së Brendshme.
Advertisements
Teksa qëndronte i ulur aty, polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë, por i riu e ka kundërshtuar.
Më pas polici ka lajmëruar shefin e tijdhe 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku sipas pretendimit të policëve, ai i ka ofenduar dhe kërcënuar duke u bërë edhe foto.
Advertisements
Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Sipas gjykimit të shkurtuar i riu u dënua me 20 ditë burg, por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!