Vdékja misterioze e 4 rusëve/ Hetimet janë zhvilluar gabim, ja çfarë ka ndodhur në të vërtetë

Vazhdon të mbetet mister vde kja tra gjike 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret.

Advertisements

Grupi hetimor ka dërguar në mënyrë të gabuar ekspertizat për ujin e pishinës dimërore as të ajrit në ambientin e SPA-së ku u gjendën trupat pa jetë të Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita. Për këtë arsye, ISHP e ka kthyer pas ekspertizën e mostrave dhe ka kërkuar t’i dorëzohet në formën e duhur nga ligji.

Megjithëse prokuroria e Kavajës deklaron se dërguan mostra uji dhe ajri, kryesisht për këtë të fundit as që është kryer ekspeditë që duhej realizuar brenda mbrëmjes së të premtes dhe as që janë kërkuar për ndihmë në atë moment ekspertë të shëndetit publik. Gjatë intervistës për Top Channel, profesori Arben Luzati deklaroi se këto mostra duhet të ishin marrë nga specialistët.

Advertisements

Arben Luzati: Dhe mostra do të merret sipas kësaj rregullore dhe sipas këtij standardi. Për të qenë transparentë, oficerët e policisë gjyqësore kishin sjellë mostrën jo sipas kërkesave të rregullores. Kishin marrë mostrat vetë, kjo mënyrë duhet të rregullohet njëherë e mirë dhe të ndahen detyrat e secilit.

Teksa këtë javë mbushet një javë nga vde kja e mistershme për të cilën ka disa versione ndërkohë që policia e ka referuar për akuzën e vrasjes, ISHP pret t’i vendoset në dispozicion uji i pishinës dhe menjëherë pas kësaj të japë një përgjigje.

Arben Luzati: Në rastin konkret është përdorur klori pluhur dhe mostrat duhet të merren në mënyrë të vecantë.

Por a ndodh vdekja nga helmimi i klorit?
Arben Luzati: Irritime, vështirësi, Kur ka klor të tepër japin, por deri në vdekje nuk kam dëgjuar. Flasim për pishina të mbyllura.

Grupi i hetimit ka dërguar gabimisht edhe disa mbetje ushqimore pranë ISHP që janë kthyer pas dhe janë dërguar për ekspertim pranë AKU.

Arben Luzati: Për analizat e ushqimeve ka një vit që ka dalë një rregullore e re.

Të gjitha këto veprime ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën si është administruar vendngjarja dhe a kanë apo jo kapacitete institucionet shqiptare për të kthyer përgjigje shkencore dhe të pakontestueshme mbi vd ekjen e rusëve që u gjetën të vdekur nga recepsionistja gati një orë pasi kishin hyrë në pishinën dhe xhakuzin e reortit në Qerret.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ MSH publikon të dhënat, ja sa raste të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërShifra alarmante/ Çfarë po ndodh në Shqipëri? 151 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore!