E rëndë! Gjenden emigrantë të pajetë brenda një minibusi(Detaje)

Policia është vënë në kërkim të një personi pasi gjeti të vdekur dy emigrantë në një minibus. Mësohet se mjeti ishte i mbushur me emigrantë dhe ka kaluar kufirin nga Hungaria.

Advertisements

Policia austriake i gjeti trupat të martën dhe thanë se shoferi është larguar nga mjeti kur u ndalua. 30 emigrantë ishin në mjet, pjesa më e madhe e tyre nga Siria.

Ngjarja tragjike ndodh 6 vjet pasi autoritetet austriake zbuluan 71 persona që kishin vdekur në një furgon dhe njësoj si në rastin e ditës së sotme, ata kishin përdorur të njëjtën rrugë.

Advertisements

Policia tha se dy vi ktimat janë të moshës 20-vjeçare. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë dhe pritet të zbulohet pasi të kryhet autopsia.

Autoritetet janë vënë në kërkim të shoferit dhe janë duke përdorur helikopterë, dronë dhe qenë për të arritur tek ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I bien nga Kina”, 3 shenjat e horoskopit që nuk thonë kurrë drejtpërdrejt atë që mendojnë
Artikulli tjetërPronari i la në kompani me mirëbesim, shqiptari merr xhiron e majme ditore dhe largohet