Kryeministri Edi Rama ka treguar se është ndjekës i risive teknologjike dhe përdorues i rregullt i rjeteve sociale.
Advertisements
Rama është në Facebook, Youtube, Twitter, Instagram dhe poston e replikon gati rregullisht me ndjekësit, aq sa shpesh është ironizuar për këtë prezencë “të tepruar” në rrjetet sociale.
Por mesa duket, kryeministri s’ka ndërmend të ndalet, teksa së fundmi ka hapur edhe llogari në rrjetin social të “gjeneratës z”, TikTok.
Advertisements
Ai ka postuar një video nga vizita e tij disa javë më parë në Labovën e Kryqit si dhe një tjetër video të shkurtër nga një prej skulpturave që ka realizuar.
Emri i llogarisë së tij është ediramatiktok
@ediramatiktok
@ediramatiktok Besojini sugjerimit tim për Bujtinën Maria dhe bukën e saj🍞☕️💚#LabovëeKryqit❤️
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!