E trishtë/ Zhduken 8 minorenë shqiptarë (EMRAT+FOTOT)

Është një histori e cila përsëritet ndër vite.Prindër të cilët nxjerrin nga Shqipëria fëmijët e tyre në Europë e më pas duke paguar shuma deri në 20.000 euro, i dërgojnë në Angli për një jetë më të mirë.

Advertisements

Në të shumtën e rasteve siç raportojnë mediat britanike, ata janë më të lakmuarit nga grupet e organizuara kriminale për ti përdorur si bahçevanë në “shtëpitë e barit” ku rrisin Kanabis.

Advertisements

Sipas ligjeve të shtetit anglez asnjë minoren nuk mund të dëbohet nga Britania e Madhe pa mbushur moshën 17 vjeç.

Deri në këtë moshë ata mbahen nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Janë këto shërbime sociale të cilat në periudhën Janar-Tetor 2021, kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre.

Top Channel sjell emrat dhe fotot e të tetë minorenëve shqiptarë.

Ata janë:

Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire.

Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.

Elis Celkupa vjeç 16 i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër.

Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield Londër.

Tahir Lala vjeç 16 i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex.

Denis Haliaj vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester.

Adrian Mata vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, West Yorkshire

Arben Axhami vjeç 16 i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën Enfield, Middlesex.

Megjithëse këta minorenë janë shpallur si persona të humbur sipas lidhjeve angleze e vërteta është krejt ndryshe.

Pak përpara se ata të mbushin 17 vjeç, shkëputen nga shërbimet sociale në mënyrë për ti shpëtuar dëbimit në Shqipëri.

Shpeshherë të mbetur në mes të katër rrugëve dhe me një borxh për tu shlyer prej 20.000 euro, si rrugën më të shkurtër për ta larë këtë borxh rekrutohen për tu përshirë në botën e krimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Makinë modeste”/ Kandidati për kryetar komune në Kosovë shkon të votojë me “Ferrari”
Artikulli tjetërDetaje të reja nga ekspertiza/ Nuk u asfiksuan në sauna por u gjetën në pishinën dimërore, shtohet misteri për vdekjen e 4 personave në Qerret