“Zbraza gjithë ujin dhe ua bëra gati, ata kërkuan…”/ Dalin detaje të tjera nga hoteli në të cilin u gjendën të pajetë 4 persona

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dëshminë e punonjësit të pishinës, në hotelin në Qerret, ku u gjetën të pajetë katër turistët rusë, përkatësisht çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Advertisements

Siç raporton gazetarja Lala, në gjithë këtë ngjarje të mistershme, e rëndësishme është dëshmia e punonjësit të pishinës, ku u gjetën trupat e pajetë të turistëve.

Ai është shprehur se turistët kishin kontaktuar hotelin dhe kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin, kur të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoninë e Veriut.

Advertisements

Punonjësit e hotelit janë dëshmitarët kyç të kësaj ngjarjeje, hetimet e së cilës janë shtrirë në tre shtete. Ka qenë punonjësja e recepsionit, që ka gjetur të pajetë turistët.

E rëndësishme është edhe dëshmia e punonjësit të pishinës, që deklaron se pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë.

Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin pasi të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoni të Veriut. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit të së premtes e ka larë pishinën, ka zbrazur gjithë ujin, e ka larë me furçë, ka përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e ka bërë gati, që ta përdornin turistët”-raporton gazetarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I pashë me sy e mi”/ Habit kapiteni amerikan: UFO-t dëmtuan armët bërthamore në bazën tonë!
Artikulli tjetër“O njerëz po digjem”/ Publikohen pamjet e rënda ku hidhen njëri pas tjetrit Hava dhe Klodian Osmënaj nga kati tretë (VIDEO)