Prej ditësh moti i keq ka goditur Greqinë Veriore duke shkaktuar përmbytje të qyteteve kryesore.
Advertisements
Ndërkohë ditën e sotme stuhia ka goditur Etoloakarnaninë duke shkaktuar probleme të rënda , me përmbytje dhe dëme në shtëpi dhe infrastrukturë.
Kryetari i bashkisë së Agrinio ka parashtruar kërkesë për të deklaruar qytetin në një gjendje të jashtëzakonshme. Qyteti vazhdoi evakuimin parandalues të vendbanimit Kamaretseika Zeugaraki, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin Lysimacheia.
Advertisements
Gjithashtu sipas bashkisë, rrethet e Aetoliko u prekën, për shkak të tejmbushjes së lagunës.
Moti i keq krijoi gjithashtu probleme në Messolonghi.
Ndërkohë deri tani Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që i gjithë rajoni verior ka mbyllur shkollat përfshirë Athinën dhe Selanikun.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!