Elbasani është kthyer ditët e fundit në shesh-xhirim për realizimin e një filmi të huaj. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, aktorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për vënien në dispozicion të tyre të disa mkainave.
Advertisements
Gjatë kësaj jave edhe në Berat janë realizuar disa skena për një film turk, ku aktorët dhe regjisorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare. Qytetarët janë trembur fillimisht nga skenat aksion me makina policie, por më pas gjithçka është kuptuar dhe i kanë ndjekur me interes.
Nuk dihet nëse dhe skenat që po regjistrohen në Elbasan kanë të bëjnë me të njëjtin film, apo bëhet fjalë për ndonjë tjetër. Veç kastit që ndjek nga afër regjistrimet, edhe banorët kanë dalë dhe filmojnë me celularë skenat aksion.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!