Rritja e çmimit të naftës, ja cili prej vendeve të Ballkanit ka karburantin më të shtrenjtë në rajon?

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor kohët e fundit është shënuar rritje e çmimit të naftës dhe të benzinës. Më poshtë gjeni çmimet mesatare të karburanteve në euro, në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Advertisements

Sipas një infografike të publikuar nga REL-i, në Kosovë, një litër benzinë 95 kushton 1.23 centë, dizel kushton 1 euro e 18 centë , derisa gazi kushton 51 centë.

Çmimet e karburanteve janë më shtrenjtë në Shqipëri. Një litër benzinë 95 atje kushton 1 euro e 41 centë, dizeli 1 euro e 39 centë dhe gazi 67 centë.

Advertisements

Benzina 95 në Serbi kushton 1 euro e 37 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 45 centë, dizeli 1 euro e 40 centë dhe gazi 80 centë.

Çmime të përafërta me Serbinë ka edhe Mali i Zi. Benzina 95 atje kushton 1 euro e 43 centë, benzina 98 1 euro e 46 centë, dizeli 1 euro e 30 centë dhe gazi 67 centë.

Karburante më së liri kushtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.

Çmimi i benzinës 95 në Bosnjë është 1 euro e 17 centë, i benzinës 98 është 1 euro e 20 centë, dizelit 1 euro e 14 centë dhe gazit 69 centë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, një litër benzinë 95 është 1 euro e 17 centë, benzina 98 kushton 1 euro e 12 centë, dizeli 1 euro e 3 cent dhe gazi 67 centë.

*Benzinë 95- Benzinë pa pl umb prej 95 oktanësh

*Benzinë 98- Benzinë pa plu mb prej 98 oktanësh

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHidhen nga ballkoni nënë e bir/ Fqinja në Astir rrëqeth me dëshminë: Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin nga flakët
Artikulli tjetërKthjellime dhe reshje shiu, meteorologu Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë moti në vendin tonë gjatë fundjavës dhe në ditët në vazhdim