Kthjellime dhe reshje shiu, meteorologu Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë moti në vendin tonë gjatë fundjavës dhe në ditët në vazhdim

Meteorologu Hakil Osmani parashikon se fundjave qo të jetë me një mot më të qëndrueshëm, me përjashtim të jugut të vendit që mund të ketë reshje të pakta shiu.

Advertisements

Ndëra përsa i përket javës së ardhshme, parashikohet që të mos ketë reshje shiu dhe moti të jetë i kthjellët.

“Fundjava do të mbetet me mot të qëndrueshëm, mund të ketë reshje të pakta shiu në zonat jugore të vendit.

Advertisements

Pritet që edhe java që vjen kryesisht të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta më të fokusuara në zonat malore. Sa i përket temperaturave të ajrit pritet që të kthehen në normaliet duke u rritur. Vlerat minimale në zonat malore të regjistrohen deri në 3-4 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale do të jenë deri në 24 gradë celcius në ultësirën perëndimore.

Sa i përket reshjeve të shiut, ky fillim jave paraqitet me mungesa të reshjeve të shiut, mund të ketë vetëm të pakta dhe që më pas do ua lënë vendin kthjellimeve. Reshjet e dëborës nuk do të jenë të pranishme këtë javë pasi paraqitet një rritje e temperaturave.”, bën të ditur Osmani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritja e çmimit të naftës, ja cili prej vendeve të Ballkanit ka karburantin më të shtrenjtë në rajon?
Artikulli tjetër“Më tradhtonte dhe më rrìhte”, publikohen fotot e ish-bashkëshortit te Arjola Demirit