E trishtë! Drejtor progamesh në disa televizione shqiptare, ndahet parakohe nga jeta gazetari i njohur

Artjan Tepelena, gazetar dhe drejtor programacionesh në disa televizione shqiptare është ndarë nga jeta, shkruan newsbomb.al. Lajmi i trishtë bëhet me dije mëngjesin e kësaj të shtune.

Advertisements

Gazetari i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 58 vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Artjan Tepelena ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, por pavarësisht shërbimit të strafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Familjarët e tij kanë dhënë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

Advertisements

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi Artjan Tepelena”, shkruhet në një njoftim në rrjetet sociale.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, pedagog i gazetarisë, kryeredaktor në RTSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TV SCAN. Gjithashhtu, ai ka punuar si drejtor programacioni në RTSH dhe Scan TV. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarja në Qerret/ “Thirra disa herë, s’u përgjigj njeri”, zbardhet dëshmia e recepsionistit që gjeti të pajetë 4 turistët rusë në sauna: Njëri ishte shtrirë në shezlong, të tjerët…
Artikulli tjetërKeni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë