Deputetët janë paraqitur këtë të enjte në Kuvend, për të mbajtur sesionin e radhës.
Advertisements
Ata nuk i kanë kushtuar vëmendje vetëm asaj se çfarë do të diskutohet në “tempullin e ligjeve”, por edhe dukjes e pamjes së tyre. Të kruar thuajse në çdo detaj, deputetët dhe deputetet janë parë në oborrin e Kuvendit mjaft në formë.
Advertisements
Në fotot e siguruara nga LSA, vëmendje tërheq deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ajo shihet e buzëqeshur dhe e veshur me një kostum të zi. Në kampin opozitar, nga deputetet femra, vëmendje ka tërhequr Grida Duma.
Kjo e fundit duket se ka ndryshuar stil veshje dhe ‘look’, por duhet pranuar, që shihet mjaft në formë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku shihet në foto me një dosje në dorë dhe me një pamje serioze.
Nga deputetët burra, Ervin Salianji, Fatmir Xhafaj dhe Lulzim Basha ishin ata që ranë në sy për qëndrimin dhe stilin e veshjes. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme./BW
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!