Ndahet nga jeta “burri më i lumtur në botë”, ja në çfarë moshe dhe cili ishte sekreti i tij!

Eddie Jaku, i mbijetuari i Holokaustit i cili e përshkroi veten si “njeriu më i lumtur në Tokë”, ka vdekur, në moshën 101-vjeçare.

Advertisements

Muzeu Hebraik i Sidneit, ku Jaku ende punonte si vullnetar, tha se vdekja e tij “la një boshllëk të madh në zemrat” e të gjithëve atje.

“Ndikimi i Eddie do të ndihet për brezat e ardhshëm,” tha një mesazh i postuar në mediat sociale.

Advertisements

Jaku tha se ai ishte “njeriu më i lumtur” pavarësisht tmerreve që pa në kampet e përqendrimit.

“Jeta është ajo që dëshironi të jetë, jeta është në duart tuaja. E dini që lumturia nuk bie nga qielli. Është në duart tuaja. Doni të jeni të lumtur? Mund të jeni të lumtur.” – tha Jaku.

“Ky është mesazhi im, sa të jem gjallë, do të mësoj të mos urrej” -shkroi ai në autobiografinë e tij, botuar vitin e kaluar për të shënuar 100 vjetorin e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Incidenti në Shqipëri-Poloni, reagon FSHF: Tifozët polakë goditën shqiptarët për dy orë!
Artikulli tjetërHabit Ministrja e Financave: Kemi rritur pagat, s’dimë të ketë njerëz të varfër